INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kina gjithnjë një hap para! Inaugurohet autobusi që shmang trafikun [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 09:48 03-08-2016

Kina ka treguar edhe një herë se sa e suksesshme është kur bëhet fjalë për inovacione. Këtë të martë është testuar për herë të parë në Qinhuangdao autobusi që mënjanon trafikun. Ai është i përshtatur në mënyrë të tillë që të udhëtojë një nivel mbi makinat.

Siç shihet edhe nga video, autobusi i së ardhmes ka kaluar me sukses provën e tij të parë, ndonëse ka akoma shumë punë për tu bërë që ku model i transportit publik të aplikohet gjerësisht. 

Deri tani, inxhinierët thonë se kapaciteti i autobusit është 300 pasagjerë, megjithëse po punohet që numri maksimal i pasagjerëve që mund të mbaj të shkojë deri në 1200 dhe shpejtësia maksimale të jetë gati 65km/orë. Që kjo risi të aplikohet edhe në Tiranë do të duhet shumë, por shumë vite punë.

Article Logic
Execution time: 0.0036041736602783