INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kina guxon sërish/ Kultivohen bimët e para në Hënë, ja për çfarë bëhet fjalë

Kina guxon sërish/ Kultivohen bimët e para në Hënë, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 18:18 17-01-2019

Eksplorimi i Hënës vijon të mbetet një nga ëndrrat më të mëdha të shkencëtarëve. Dhe ata që guxojnë janë kinezët të cilët pretendojnë se kanë kultivuar bimët e para në Hënë. Farat e pambukut, të transportuara nga një sondë kineze, kanë mbirë, çka e bën këtë të parën herë që një fenomen i tillë shënohet në satelitin e vetëm natyror të tokës.

Studiuesit kinezë publikuan fotografi nga sonda duke treguar bimën që po rritet në një enë të vogël. Rritja e lëndës së parë biologjike në hënë shihet si një hap i rëndësishëm drejt eksplorimit afatgjatë të hapësirës.

Kina u bë vendi i pari që zbriti një sonde robotike në skajin e largët të hënës, në 3 janar, kur roveri me emrin Yutu 2, preku sipërfaqen duke u ulur në kraterin më të madh dhe më të vjetër të saj.

Bimë janë rritur më parë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës, por në hënë kjo nuk kishte ndodhur kurrë.
Aftësia për të mbjellë bimë atje do të jetë thelbësore për misionet hapësinore afatgjata, si udhëtimi në Mars, që kërkon dy vjet e gjysmë kohë. Në këtë mënyrë, astronautët supozohet që do të mund t’i gjenin ushqimet e tyre në hapësirë, pa qenë nevoja të kthehen për furnizim në tokë.

Administrata Kombëtare Hapësinore e Kinës (CNSA) tha se ata gjithashtu kanë në plan të shkojnë në Mars në vitin 2020, një afat kohor që ndoshta do t'i bënte ata të parët, duke mposhtur SHBA-të, Rusinë dhe bollëkun e firmave private që kërkojnë të kolonizojnë hapësirën.

Article Logic
Execution time: 0.0036871433258057