INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kina krijon shiun artificial [VIDEO]

Kina krijon shiun artificial [VIDEO]

Publikuar më: 17:04 13-09-2017

Ngrohja globale është një nga fenomenet me të cilët po përballet i gjithë planeti, fenomen i cili po mendohet se do sjelle dhe fundin e botës.
Po para se të arrijmë tek fundi, ngrohja globale po shkakton dëme të ndryshme në shumë shtete. Një ndër to është dhe Kina e cila po përballet me një thatësirë serioze dekadat e fundit.
Kina është një nga mbretërit për prodhimit të grurit dhe orizit, dy bimë të cilat kërkojnë sasi të mëdha uji për tu rritur, e nëse këto dy bimë do thaheshin kjo do sillte pasoja të rënda në ekonomi.
E të nxitur nga kjo disa shkencëtar të Kinës kanë arritur të krijojnë një shi artificial.
Ky shi artificial do stimulohet nga një teknologji e veçantë qe quhet "inseminimi i reve". Po si do funksionoj kjo shpikej?
Udhëheqësi i këtij projekti sqaron se nëpërmjet lëshimit mbi re të disa raketave të cilat do lëshojnë akull të thatë dhe një lloj të veçantë ionidi do provokojnë reshjet e shiut.
E këto reshje do bien në një territor dy herë më të madh se territori i Francës, duke shpëtuar kështu bizneset e tyre.
E kështu kinezet do kenë shi kur dhe ku të duan, tani ajo çka u mbetet është të shpikin një tjetër teknike për të bërë dimrin verë.

 

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021