INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kina ndërton avionin e parë. Synon të kthehet në superfuqi, me investime 1.5 trilionë dollarë [VIDEO]

Publikuar më: 14:28 08-05-2017

Avioni i parë për pasagjerë i ndërtuar në Kinë, përfundoi  fluturimin e tij të parë me sukses. Fluturimi i C919 është hapi i parë i Pekinit drejt pavarësisë nga avionët Boeing dhe Airbus pasi po përpiqet të zëvendësojë 6,000 deri në 6,800 aeroplanët e saj perëndimor me prodhimin vendas.  Kina ka nisur një betejë masive me Boeing dhe Airbus,  me synimin që të mbizotërojë tregun e udhëtimit që pritet të kalojë edhe Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2024, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror. Fluturimi i parë i C919 zgjati një orë e 20 minuta. Mediat vendase transmetuan pamjet e fluturimit të avionit i cili në bord nuk kishte të instaluar vende për pasagjerët. Në vend të kësaj, ai mbajti 'një numër të madh pajisjesh' për të mbledhur të dhënat gjatë fluturimit. Një ekip me pesë anëtarë ishte në bord gjatë fluturimit të parë, duke përfshirë dy pilotë, një vëzhgues dhe dy inxhinierë. Linja ajrore e bërë në Kinë është ndërtuar nga një prodhues kinez i aviacionit shtetëror me seli në Shangai. Modelit i është dashur 11 vjet kohë për t'u zhvilluar. Ky është një tregues i ambicieve të Kinës për të treguar muskujt në tregun global të avionëve.  Ndërtimi i avionëve C919 vlerësohet se do ti kushtojë Kinës 1.5 trilionë dollarë gjatë dy dekadave të ardhshme, raportoi Reuters.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166