INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kina përpiqet për uljen e NDOTJES/ Kërkon të krijojë një stacion hapësinor me panele diellore

Kina përpiqet për uljen e NDOTJES/ Kërkon të krijojë një stacion hapësinor me panele diellore

Publikuar më: 21:11 05-03-2019

Shkencëtarët kinezë vazhdojnë të përpiqen për reduktimin e ndotjes globale. Ata, po planifikojnë të ndërtojnë një impiant diellor në hapësirë, për të siguruar furnizim të mjaftueshëm me energji në tokë. Ky projekt, synon të zëvendësojë energjinë elektrike me atë të rinovueshme me qëllim reduktimin e ndotjes së ajrit dhe ngrohjen globale.

Kina po planifikon të zhvillojë një impiant në hapësirë, për të siguruar energji nëpërmjet rrezeve të diellit.

Sipas shkencëtarëve, energjia diellore hapësinore është burimi më i madh në dispozicion të njerëzve, dhe mund të furnizojë pothuajse të gjitha nevojat elektrike të njerëzve në tokë.

Një stacion i energjisë diellore në hapësirë mund të jetë një alternativë për gjenerimin e burimeve të ripërtëritshme.

Ndaj, Koorporata kineze e Shkencës dhe Teknologjisë së hapësirës ajrore, ka në plan të dërgojë satelitë diellor në hapësirë, brenda vitit 2020.
Një stacion marrës do të ndërtohet në Xian, rreth 500 kilometra në verilindje të qytetit kinez të Chongqing. Sipas mediave kineze, deri në vitin 2050, Kina synon që të ketë gati për përdorim komercial, një fabrikë diellore të plotë në hapësirë.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941