INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kina shpik tankun ''amfib'', i aftë për të sulmuar anije dhe mjete ajrore

Kina shpik tankun ''amfib'', i aftë për të sulmuar anije dhe mjete ajrore

Publikuar më: 10:51 23-04-2019

Një kompani shtetërore kineze ka shpikur tankun e parë amfib, të përshtatshëm për të kryer sulme në ishuj. Mjeti amfib që mund të komandohet nga larg përmban dy lloje armatimesh, mund të transportojë trupa ose të angazhohet në luftime në mënyrë të pavarur.

Shkencëtarët kinezë thanë se këto tanke mund të dërgohen në një ishull, të lëvizin vetë dhe ta mbrojnë me armatimet që kanë në mënyrë të pavarur, ose edhe të sulmojnë armikun që mund të jetë aty.
Tanku amfib quhet “Marine Lizard” dhe është 13 metra i gjatë, shtyhet me motor “hidrogjeni” në ujë dhe ecën me zinxhirë në tokë.

Mjeti mund të lundrojë me 50 milje në ujë, por në tokë duket i ngadaltë, me rreth 20 km në orë. Tanku ka një radar në bord, dy mitraloz dhe predha me hedhje vertikale, të afta për sulm kundër anijeve apo mjeteve ajrore.

Sipas ekspertëve kinezë, tanku ka një aftësi të veçantë që mund të qëndrojë pa lëvizur deri në tetë muaj dhe të futet menjëherë në veprim dhe komandohet nga distanca të largëta.

Article Logic
Execution time: 0.0035049915313721