Të paktën 22 persona kanë mbetur të vdekur në lindje të Kinës, në provincën Zhejiang, pas shembjes së një ndërtese banimi.
Media shtetërore shkruan se ndërtesa është ndërtuar rreth viteve 1970. Shumica e viktimave raportohet të jenë emigrantë, të cilët i kishin marrë ambientet me qira për të banuar .
"Ata humbën jetën për të përfituar nga qiraja më e lirë. Kjo është e tmerrshme", tha një dëshmitar.
Gjashtë persona janë nxjerrë deri tani të gjallë nga rrënojat. Një prej të mbijetuarve ishte një vajzë e re, e cila është gjetur e pajetë pranë trupave të prindërve të saj.