Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fujian në jug-lindje të Kinës.
15-vjeçarja Xiao Yi ishte një nga nxënëset më shembullore të gjimnazit ku studionte.
Refuzimi për të ndihmuar shokun e saj me detyrat ka sjellë një fat tragjik për adoleshenten raporton Daily Mail.
Xiao Yi është goditur disa herë me thikë në ambientet e një klase pikërisht në gjimnazin “Jinshi”.
Duke qenë në fazë rikonstruktimi të gjimnazit shoku i saj e ka marrë thikën me të cilën e ka goditur Xiaon nga një merkato që ishte afër shkollës gjatë pushimit të drekës.
Mamaja e 15-vjeçares ka thënë për mediat kineze se vajza e saj ishte e ulur pikërisht në bankën pas vrasësit të saj.
Më kanë thënë që Yan i ka kërkuar vajzës time që ta ndihmoj me detyrat, kurse Xiao ka refuzuar pasi nuk ja dilte të përfundonte detyrat e saj”, ka thënë zonja Lin për “Xaixia Metropolitan”.
Yan pasi ka kryer krimin është arrestuar nga policia lokale dhe është dënuar me vendimin "Mbajtje e leksioneve personale internacionale”.