INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kinë, pallati 57-katësh u ndërtua për 19 ditë

Publikuar më: 09:35 02-06-2016

Një kompani ndërtimi kineze ka përdorur një teknikë ndërtimi që e quan "ndërtimi modular", me të cilën ngrenë tre kate në ditë.

Ndërtimi modular, është i ngjashëm me atë që në Shqipëri mund të njihet si "parafabrikat", pasi pjesët e ndërtesës prodhohen tjetërkund dhe pastaj montohen. Por me zhvillimin e teknologjisë, nuk lënë vend për cilësi më të ulët ndërtimi se metodat normale.

Kompania që ngriti një pallat 54-katësh me 800 apartamente për 19 ditë pune, thotë se duan të marrin përsipër të bëjnë ndërtesën më të lartë në botë, më të madhe se Burj Khalifa e Dubait.

Ata duan ta quajnë Sky City, dhe të ketë 220 kate. Për kompaninë, kjo ndërtesë do të ketë gjithçka, që nga fermat e mbyllura e deri tek pistat e helikopterëve.

Article Logic
Execution time: 0.0020778179168701