Një ngjarje e tmerrshme raportohet së fundmi nga Kina.
Një person i paidentifikuar është goditur në kurriz nga një shtizë e gjatë 2 metra, ndërsa ishte i ulur në makinë.
Ngjarja ka ndodhur në Kinën Lindore dhe mjekët e spitalit në të cilin është transportuar i plagosuri kanë vendosur të mos ja heqin shtizën duke evituar riskun e ndonjë hemorragjie.
Policia po merret me hetimin e ngjarjes pasi duket se nuk është thjesht një incident i ndodhur rastësisht.
Sipas gazetës lokale anwang.cn burri është sulmuar me shtizë nga persona të paidentifikuar ndërsa ishte i ulur në makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në datën 8 dhjetor në provincën lindore të Anhui-t.