Kinezët shquhen për ndërtime gjigand me të cilat çudisin botën.
Këtë herë është ndërtuar një urë rreth 81000 ton e cila është e lëvizshme.
Një urë e tillë është ndërtuar në qytetin Baoding në Kinën Veriore.
Në video mund të shihni që dy pjesët e strukturës gjigande rrotullohen për t’u lidhur me njëra-tjetrën, duke formuar urën 495 metra të gjatë dhe 39,7 metra të gjerë.
Puna u krye në kohë rekord: manovra e rrotullimit zgjati vetëm një orë. Në këtë mënyrë, gjithashtu u minimizua çarja në linjën themelore hekurudhore Pekin-Guangzhou.
Dy pjesët e urës u ndërtuan veçmas, njëra në drejtim të kundërt me tjetrën.