Vjen këtë fundjavë në Cineplexx, premiera e filmit "Neighbours 2: Sorority Rising". Një film komedi i cili do të na bëjë të qeshim me aventurat e reja të Mac dhe Kelly-t, çiftit që menduan se shpëtuan nga festat e çmendura në lagjen e tyre. Sigurisht kjo para se të merrnin vesh se fqinjët e rinj janë një shoqëri studentore vajzash, aspak normale. A do t'ja dalin ata së bashku me Teddy-n, armikun e mëparshëm, t'i "mposhtin" vajzat? Zbulojeni në Cineplexx!
Ora: 14:30 / 16:30 / 18:20 / 20:00 / 21:50
Data: 19 - 25 Maj
Telefon: 04 45 00 24
Vendodhja: TEG, Tirana