Nëse e humbët premierën e saj fundjavën e kalur mos u shqetësoni, filmi shqiptar "Pit Stop Mafia" do të vazhdojë edhe këtë javë të shfaqet në sallën e Kinema Millennium. Një komedi dramatike me regji dhe skenar të Fatmir Koçit, e cila përmes notave komike sjell në ekranin e madh një realitet shqiptar të prekshëm çdo ditë. Mos e lini pa shijuar interpretimin e aktorëve Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati e shumë të tjerë. Ajo ç'ka ju duhet është vetëm një biletë modeste!
Ora: 13:00 / 15:00 / 21:00
Data: 12 - 18 Maj
Telefon: 04 225 3654
Vendodhja: Rruga "Murat Toptani", Tiranë