Vdekja padyshim është një ndër gjërat më të tmerrshme të mundshme që mund t’i ndodh një individi, veçanërisht kur lë një familje nga pas që vuajnë për praninë e të ndjerit.
Aktorja e njohur e filmit “Twin Peaks: Fire Walk With Me”, Pamela Gidley, është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare.
Ylli i kinematografisë vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj më 16 prill, ndërkohë që vetëm sot familja ka dhënë lajmin e hidhur për fansat dhe miqtë.
E njohur gjithashtu për rolet e saj televizive në shfaqje të tilla si “CSI: Crime Scene Investigation”, “Closer dhe MacGyver”, Gidley u shfaq për herë të fundit në filmin “Twin Peaks: The Missing Pieces” në 2014-n.
Pamela Gidley la pas nënën e saj, vëllezërit, nipërit dhe mbesat e saj.