Aktori i njohur për fëmijë Philip McKeon ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 55 vjeçare.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur një zëdhënës i familjes.
‘McKeon vdiq në Teksas pas një sëmundjeje të gjatë’, tha zëdhënësi i familjes Jeff Ballard në një njoftim për lajmet.
Kujtojmë që aktori u bë i njohur me rolin e Tommy Hyatt, djali i personazhit titullar në shfaqjen televizive ‘Alice’, i luajtur nga Linda Lavin dhe që u transmetua nga viti 1976 deri në vitin 1985.