Pas kësaj kinematografia ka pësuar një humbje të madhe, bëhet fjalë për aktoren super seksi dhe super të talentuar që çmendi meshkujt me linjat dhe me sensualitetin.
Stephane Audran, ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, shkaku nuk është bërë ende i ditur për fansat e aktores.
Aktorja shumë e njohur franceze ka luajtur rolin kryesor në filmin "Babette’s Feast" dhe shumë i komentuar ka qenë roli i saj në "Les Biches" ku luante rolin e një biseksualeje.
Stephanie ka qenë gjithashtu e njohur për martesën me regjisorin Claude Chabrol.