Pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë, në moshën 66 vjeçare ështën ndarë nga jeta aktorja e mirënjohur Hajrie Rondo.
Tani skenës shqiptare do t’i mungojë një tjetër yll i cili edhe pse u shua, do të vazhdojë të mbetet në mendjen dhe kujtimet e të gjithë dashamirësve të saj. Hajrie Rondo njihet për rolet e shumta kinematografikë duke u bërë njëra nga aktoret e preferuara shqiptare dhe këtu do të veçonim filmin “ 14 vjeç dhëndërr” ku ajo u bë njësh me personazhin. Megjithatë sëmundja e mposhti duke bërë që të mos i mbajë premtimet për t’u ngjitur sërish në skenë.