Pas përfundimit të negociata me kompaninë kineze, drejtues të Milanit pritet të kryejë një merkato të madhe duke afruar në skuadër emra të njohur të futbollit botëror.
Agjencia e lajmeve “Goal.com” ka zbuluar buxhetin e kuqezinjve për merkaton e ardhshme ku priten që të shpenzohen plot 130 milionë euro për dy super-sulmuesa: Aubameyang (Dortmundi) dhe Morata (Real Madridi).
Pronarët e rinj “Sino-Europe” pritet që të kryejë investime të mëdha ku prioritet do t’i japë shit-blerjeve të lojtarëve.
Objektiv i ri i Milanit është sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, pasi ai ka përvojë pozitive nga Serie A ku shkëlqeu tek skuadra e Juventusit.
Në rast dështimi të këtyre transfertave skuadra e Milanit do të tentojë të afrojë në skuadër emra të tjerë si Alexis Sanchez (Arsenal) apo Sergio Aguero (Manchester City).
Të presim hapjen e dritares së transferimeve për të kuptuar më qartë “çmendurinë” e Milanit që kërkon të rikthehet në majën e Europës.