INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kinezët i ofruan 10-fishin, sulmuesi nuk e braktisi Real Madridin

Kinezët i ofruan 10-fishin, sulmuesi nuk e braktisi Real Madridin

Publikuar më: 11:35 11-01-2017

Kinezët e Hebei Fortune, që drejtohen nga Manuel Pellegrini, i afruan 30 milionë euro neto pagesë në vit, por kolumbiani i Real Madridit tha “jo”. Gjithçka ndodhi këtë janar, teksa oferta për klubin e bardhë arriti në 110 milionë euro. Pra, James Rodrigues ka treguar me fakte se ajo që tha, pasi nuk luajti në finale e Botërorit për Klube (nuk mund të them se do të qëndroj në Madrid, unë dua të luaj më shumë minuta dhe kam shtatë ditë për të menduar), nuk ka ndodhur. Në fakt, ai dukej i lodhur nga situata dhe gati për t’u larguar në merkaton dimërore.

Kinezët e Hebei Fortune nisën interesimin, duke e tunduar financiarisht kolumbianin. Ata i afruan pothuajse dhjetë herë më shumë rrogë se sa merr në Madrid. Drejtuesit e “Los Blancos” kishin dijeni për qëllimin e caktuar të kinezëve, për ta blerë futbollistin. Oferta e parë ishte rreth 80 milionë euro (aq sa ka paguar Real Madridi për ta marrë nga Monaco). Tratativa ndodhi më 27 dhjetor, kur Florentino shkoi në Dubai për të marrë ”Globe Soccer Awards”.

Në atë festë, ai u ndoq edhe nga Jorge Mendes, menaxheri i James. Emisari i klubit kinez, kur pa se Real Madridi nuk kishte ndërmend ta shiste, e rriti ofertën në 110 milionë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592