INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini kujdes! 6 gabimet tipike që femrat bëjnë gjatë marrëdhënies seksuale, mësojini tani

Kini kujdes! 6 gabimet tipike që femrat bëjnë gjatë marrëdhënies seksuale, mësojini tani

Publikuar më: 15:35 23-09-2018

Kur vjen puna tek raportet seksuale, gabime bëjnë si femrat, ashtu edhe meshkujt. Megjithatë, po ndalemi tek ato që bëjnë më shumë femrat dhe se duhet t'i shmangin për të shijuar momentin:

Ju mungon iniciativa
Shpesh herë femrat marrin pozicion pasiv në seks dhe presin kryesisht iniciativa nga partnerët e tyre. Por nëse nuk merrni edhe vet iniciativa, nëse nuk dini si ta joshni partnerin tuaj, atëherë ju do të lodheni me njëri tjetrin dhe do ta largoni partnerin tuaj nga vetja.

Ju shqetëson pamja juaj fizike
Nëse jeni tërë kohën me kompleksin se në shtrat ju nuk dukeni bukur pasi linjat tuaja nuk janë perfekte, atëherë e keni vërtetë gabim. Meshkujt më shumë vënë re se si jeni ju në shtrat, sa e dëshironi atë dhe linjat trupore mbeten në plan të dytë.

Ju mendoni se seksi për partnerin është me i rëndësishëm se vet marrdhëniet tuaja
Nëse ju jeni në një marrdhënie serioze, e keni gabim të mendoni kështu, pasi mashkulli nuk shikon vetëm anën tuaj seksuale, por e vlereson marrdhënien që keni. Përndryshe ju nuk do të ishit bashkë nëse nuk do të ishte dëshira e të dyve.

Ju mendoni se mashkulli është gjithmonë gati për seks
Nëse mendoni kështu, e keni gabim, pasi mashkulli, pavarësisht se mund të jetë biologjikisht më aktiv seksual se sa femra, edhe ai ka problemet e veta. Stresi i jetës së përditshme ndikon tek meshkujt njësoj si tek femrat. Prandaj mos e konsideroni partnerin tuaj si makinë seksi.

Ju nuk flisni me partnerin për seksin
Nëse nuk flisni me partnerin tuaj për fantazitë tuaja seksuale, atëherë do të vuani të dy, pasi nuk do ta shijoni seksin siç duhet, gjë që ndikon edhe në marrdhëniet tuaja.

Ju mërziteni kur partneri kërkon diçka të re në seks
Nëse ju keni vite bashkë, është normale që të kërkoni diçka të re edhe në seks. Prandaj, nëse parteneri ju kërkon një pozicion të ri apo një vend të ri për seks, mos u mërzisni dhe surprizoni, por mbështeteni partnerin tuaj, në mënyrë që seksi juaj të jetë sa më pasionant.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932