INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini KUJDES! Ja si ti dalloni kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe nëse janë false

Kini KUJDES! Ja si ti dalloni kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe nëse janë false

Publikuar më: 13:59 01-10-2019

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në qarkullim serinë e re të kartmonedhave 200 dhe 5000 lekëshe, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes në dallimin e elementëve të sigurisë, për të mos rënë pre e mashtrimeve.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi disa ditë më parë se kartmonedhat e reja janë pajisur me elemente më të sofistikuara sigurie që mund të dallohen me sy të lirë.


Kontrolli bëhet sipas metodës “Prek, shiko, lëviz.”

Përmasat:

138 mm x 69 mm ngjyra kafe, hedhur në qarkullim 30.09.201. Pamja e përparme: Portreti i Naim Frashërit dhe në sfond një libër i hapur. Tekstet: “BANKA E SHQIPËRISË”, “DYQIND LEKË”, “NAIM FRASHËRI 1846-1900” Pamja e prapme: Shtëpia e lindjes së Naim Frashërit, një fletë ku janë shkruar vargjet e tij “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”, pena e tij dhe nënshkrimet e drejtuesve.

Elementet e sigurisë, 200 lekë

PREK:

Preke dhe ndieje kartëmonedhën me gishta. Kjo kartëmonedhë është prodhuar prej materiali polimer, një përbërje plastike, që të jep një ndjesi të veçantë në prekje. Shtypi i ngritur: Ndieje shtypin e ngritur te numrat, shkronjat, portreti, si dhe vijat e shkurtra përgjatë skajit të majtë dhe të djathtë të kartëmonedhës, që përbëjnë dhe elementin e njohjes së kartëmonedhës nga të verbrit.

SHIKO:

Mbaje kartëmonedhën kundrejt dritës dhe shikoje me kujdes. Dritarja: Në një dritare të tejdukshme shfaqet portreti i Naim Frashërit, vlera 200 Lekë dhe kolonada e ndërtesës së Bankës së Shqipërisë.

Elementi i regjistrimit: Një figurë e stilizuar e shqiponjës ndodhet në të dy anët e kartëmonedhës. Të dy figurat duhet të përkojnë ekzaktësisht njëra me tjetrën, shkruan lapsi.al

LËVIZ:

Lëvize kartëmonedhën në kënde të ndryshme shikimi, për të parë si ndryshon. Shiriti i shndritshëm në zonën qendrore shfaq të shkruar vlerën 200 Lekë.

Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajanë të stampuara të njëjtat figura historike. “Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889