INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini kujdes! Këshillat që duhet të ndiqni për kujdesin e lëkurës gjatë verës

Kini kujdes! Këshillat që duhet të ndiqni për kujdesin e lëkurës gjatë verës

Publikuar më: 16:00 09-04-2017

Ju sjellim disa këshilla se në çfarë duhet të kushtoni më shumë kujdes.

 

Gjatë verës, lëkura është e ndieshme për shkak të ekspozimit në diell, mirëpo edhe për shkak të djersitjes së shpeshtë. Asaj i nevojitet më shumë kujdes dhe hidratim.

Dekolteja.

Gjatë verës është shume e rëndësishme që dekoltenë ta mbroni nga dielli me kremëra që kanë faktor të lartë të mbrojtjes. Në mbrëmje kur të bëni dush, largoni me kujdes mbetjet e kremit dhe pastrojeni lëkurën e qafës.
Pas dushit, lyeni dekoltenë me një sasi të mjaftueshme të kremit me përmbajtje ushqyese dhe dy herë në javë vendosni maskë.

Depilimi.

Nëse ju është i nevojshëm depilimi, është ideale që atë ta bëni në mbrëmje. Në këtë mënyrë, lëkura do të ketë mundësi të pushojë gjatë natës.
Dylli dhe depilimi janë shumë të mira për këmbët, kurse kremi për zonën e sqetullës.

Pas depilimit, lëkurën lyeni me krem që përmban vlera ushqyese për lëkurën.

Dëmtimet.

Si ndihmë e parë tek lëndimet e lëkurës për shkak të nxehtësisë, më së miri do t’ju ndihmonte xheli nga aloe vera.

Për tipe të lëkurës që janë jashtëzakonisht të ndieshme, ekzistojnë produkte të veçanta, prandaj konsultohuni me dermatologun se se cili produkt ju përshtatet më së miri.

Article Logic
Execution time: 0.0033538341522217