INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini KUJDES! Këto janë GABIMET e pafalshme që bëjnë vajzat në dush!

Kini KUJDES! Këto janë GABIMET e pafalshme që bëjnë vajzat në dush!

Publikuar më: 10:56 06-05-2019

Në mënyrë që të keni flokë që shkëlqejnë dhe të shëndetshëm, ju duhet të dini si të kujdeseni për flokët tuaj. Mënyra si i lani flokët ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin dhe dukjen e flokëve.
Larja e flokëve mund të duket shumë e thjeshtë. Ndoshta preferoni të zgjoheni në mëngjes, dhe menjëherë të bëni një dush. Ndoshta preferoni ta bëni dushin në darkë dhe shpesh herë flini me kokën lagur ose ndoshta keni rutina të tjera jo të shëndetshme për flokët tuaja.

Krihini flokët para se t'i lani.

Krehja e flokëve ndihmon procesin e larjes së flokut që në rrënjë. Nuk do të ketë koklavitje dhe nuk do të keni dhimbje nëse i krihni pasi keni aplikuar balsamin.

Lagini flokët përpara se të aplikoni shampon

Para se të vendosni shampo në flokun tuaj, sigurohuni që ato të jenë të lagura në fillim. Mos e vendosni të gjithë shampon në qendër të kokën, por shpërndaheni në mënyrë të barabartë.

Masazhojeni skalpin e kokës

Pasi ju keni aplikuar shampon në flokë, masazhojini ato për rreth 2 minuta. Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut në rrënjët e flokëve tuaja.

Shplarja 

Shplajini floket tuaj gjithnjë me ujë të vakët në të ftohtë, asnjëherë me ujë të nxehtë. Temperatura është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Tharja
Shtrydhini sa më mirë flokët. Peshqiri do të heqë shumicën e ujit nga flokët tuaja sapo keni dalë nga dushi, sepse tharja e flokëve qull me tharëse është shumë e dëmshme.

Krehja

Krihini gjithnjë flokët tuaj me krëhër me dhëmbë të rrallë, psi dhëmbët e imët të krëhërit ndikojnë në shkuljen dhe rënien e flokëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723