INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini KUJDES! Këto janë GABIMET që s’duhet t’i bëni KURRË në INSTAGRAM

Kini KUJDES! Këto janë GABIMET që s’duhet t’i bëni KURRË në INSTAGRAM

Publikuar më: 16:21 07-03-2019

Instagram-i, një nga rrjetet sociale me rritjen më të shpejtë, është bërë një platformë e rëndësishme për individët dhe bizneset që kërkojnë të njihen ndërkombëtarisht duke tërhequr vëmendjen përmes imazheve.

Rreth 1.2 miliardë pëlqime bëhen çdo ditë në Instagram, ndërsa çdo sekondë komentohet 1000 herë. E gjitha kjo tregon për një përfshirje të madhe të njerëzve në rrjetin social, i cili përdoret 15 herë më shumë se “Facebook” dhe 20 herë më tepër se “Twitter”.

Për këtë arsye, “Instagram”-i është një platformë tepër e rëndësishme të cilën ju nuk duhet ta shpërfillni. Ja se cilat janë ato gabime që po ju kushtojnë të humbni ndjekësit.

Llogaria private

Nëse e bëni llogarinë tuaj private, kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të humbur ndjekësit tuaj. Gjithashtu, një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni. Natyrisht që është një preferencë për profilin tuaj personal, por nëse keni një llogari biznesi, sapo përdoruesit të shohin një ikonë privatësie do të largohen prej jush.

Ka dy arsye kryesore për këtë. Së pari, një llogari private tregon se kërkesa e të tjerëve për t’ju ndjekur duhet miratuar, që mund të marrë nga një orë deri në një ditë në varësi të orëve tuaja të punës dhe së dyti, ju nuk i lejoni të tjerët të shohin postimet tuaja, ndaj ata nuk kanë mundësi të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë.

Sigurohuni që profili i biznesit tuaj nuk është privat dhe kontrolloni në të dhënat e profilit që kutia ku shkruhet “fotot janë private” të mos jetë e përzgjedhur.

Postimi i së njëjtës përmbajtjeje

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen “ta teprosh me diçka të mirë”? Kjo aplikohet shumë te postimet e “Instagram”-it. Përdoruesit e tjerë nuk do të hezitojnë të heqin pëlqimin që ju kanë dhënë nëse vazhdoni të ndani po të njëjtën kategori gjërash.

Nuk ka asgjë të keqe të përdorni fotografitë e vetes si një marketing, por postimi i të njëjtave foto ose atyre të ngjashme do të shkaktojë mërzi e për pasojë do të humbisni mjaft ndjekës.

Për ta shmangur këtë sigurohuni që të postoni një varietet të gjerë të përmbajtjes që t’i mbani të angazhuar ndjekësit tuaj. Kjo nuk do të thotë vetëm përzierje e fotove me fraza të biznesit, por gjithashtu eksperimentim me ngjyra dhe markën tuaj.

Postimi në hark kohor të shkurtër

Nëse postoni shumë foto në “Instagram” brenda një harku kohor të shkurtër, kjo është mënyra më e lehtë për të humbur ndjekësit. Nuk ka asgjë të keqe nëse postoni disa herë në ditë, por nëse përmbajtja është shumë afër kjo do të bëjë të tjerët të humbasin interesin.

Nëse ndjekësit tuaj kalojnë nëpër llogarinë e tyre dhe shohin se ju keni postuar shpesh, me gjasa do ta shpërfillin atë që keni postuar dhe kjo shkatërron përfshirjen e tyre duke dëmtuar kështu llogarinë tuaj.

Për më tepër mos t’ju duket çudi që ata do t’ju heqin nga rrjeti i tyre në “Instagram”. Për t’u siguruar që kjo nuk do të ndodhë, jepini ndjekësve një shans për të ndërvepruar duke postuar në distancë kohore.

Mospërgjigja në komente

Duhet t’u përgjigjeni komenteve që ju lënë të tjerët në llogari nëse doni të krijoni një lidhje me të fortë me ndjekësit tuaj. Mos harroni se i gjithë synimi juaj është të ndani përmbajtje që informon dhe u intereson përdoruesve të tjerë.

Nëse shpërfillni komentet e tyre, kjo e bën demonstrative që ju nuk e vlerësoni lidhjen me ta dhe kështu do të përfundoni me pak persona që interesohen për llogarinë tuaj.

Për ta parandaluar këtë sigurohuni që të gjithë ndjekësit tuaj i marrin përgjigjet tuaja duke shtuar “@”.

Mospërdorimi i hashtagut

Nëse nuk përdorni hashtagët në “Instagram” kjo do të thotë se po humbisni mundësinë që të zbuloni fansa të rinj. Me gjasa do të dëgjoni t’ju thonë që të mos përdorni shumë hashtage, sepse postimet do të ngjajnë si të pavërteta. Por kjo gjë nuk aplikohet për “Instagram”-in.

Në mënyrë që postimet tuaja të kenë sa më shumë gjasa që të shihen prej të tjerëve, përdorni sa më shumë hashtage që lidhen me industrinë tuaj apo me atë që keni postuar.

Kjo ndihmon që postimet tuaja të zbulohen prej të tjerëve që kërkojnë ato fjalë kyçe. Nëse nuk doni që përshkrimi i fotos të ketë shumë etiketime, atëherë shtoni disa prej tyre në një koment.

Pak të dhëna

I vetmi vend ku mund të përfshini një lidhje të jashtme (link) në profilin tuaj është vendi i përcaktuar për biografinë. Nëse nuk e keni përfshirë këtë në profilin tuaj po humbisni shumë mundësi për të tërhequr vizitorë të rinj në faqet tuaja të tjera.

Mospostimi i videove

“Instagram” ju jep 15 sekonda të famës të cilat mund t’i përdorni për të tërhequr sa më shumë vëmendjen e të tjerëve në llogarinë tuaj. Se sa do ta pëlqejnë të tjerët videon tuaj, kjo do të varet nga mënyra se sa mirë e keni krijuar përmbajtjen.

Mungesa e një foto profili

Përdoruesve nuk u pëlqen të ndjekin një llogari “Instagram”-i, ku nuk mund të shohin njeriun apo markën që e menaxhon atë. Gjëja e parë që duhet të bëni për të pasur një llogari të suksesshme “Instagram”-i është të gjeni foton e duhur të profilit.

Article Logic
Execution time: 0.0038321018218994