INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini kujdes kur të thyeni lekët në “Exchange”, mund ta pësoni kështu [FOTO]

Kini kujdes kur të thyeni lekët në “Exchange”, mund ta pësoni kështu [FOTO]

Publikuar më: 20:48 14-03-2017

Në disa prej pikave të këmbimit valutor në kryeqytet, qytetarët përballen me mbajtjen e komisioneve për çdo këmbim që kryejnë nga monedha e huaj në lek. Mbrëmjen e djeshme një qytetar duke mos e ditur se në Tiranë paska “Exchange” që të marrin komision, shkon të thyejë para, por habitet kur merr vesh se komisioni është 8%. Duke e parë si abuzive këtë sjellje të një “Exchange” në Myslym Shyr, qytetari vendos që ta denoncojë rastin e tij publikisht që kushdo të bëjë kujdes.

“Përshëndetje, JOQ, në Myslym Shyr ndodhet një “Exchange” që mban komision 8% dhe kur shkon të thyesh para nuk të njoftojnë fare për mbajtjen e komisionit. Është e vërtetë që ndodhet një tabelë ku tregon se mbahet komision, por ajo nuk dukej fare nga jashtë dhe për më tepër është në anglisht. Shumica nuk e shohin fare këtë tabelë, ndërkohë që kur futesh brenda, të japin të firmosësh diçka pa të sqaruar dhe vetëm kur shikon që të kanë mbajtur komision të lartë. I kërkuam administratores të na kthente eurot dhe na tha që nuk anullohet veprimi. Në momentin që i thashë se do të thërras policinë dhe i bëra foto duke i thënë se do i nxirrja të JOQ më thirrën dhe më thanë hajde se do ua kthejmë lekët.”

Article Logic
Execution time: 0.0041859149932861