INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kini KUJDES! Mos i bëni më KURRË këto 6 GABIME në dush!

Kini KUJDES! Mos i bëni më KURRË këto 6 GABIME në dush!

Publikuar më: 13:17 21-02-2019

Sipas statistikave, ne shpenzojmë rreth 1.5 vite në tualet dhe 6 muaj duke bërë dush. Këtu nuk ka asgjë për t’u surprizuar pasi higjena personale luan një rol të madh në jetët tona. Mirëpo, shumë pak njerëz e dinë që ne bëjmë disa gabime në dush. Bright Side na tregon këto 6 gabime që bëjmë në dush dhe që ndikojnë në shëndetin tonë:

Nuk bëni dush pas stërvitjes

Disa njerëz mendojnë se e vetmja arsye pse ata duhet të bëjnë një dush menjëherë pas një stërvitje është era jo e këndshme. Por në të vërtetë, ka arsye të tjera: djersitja stimulon prodhimin e baktereve në lëkurën tuaj që mund të shkaktojë skuqje të lëkurës. Pra, ne ju rekomandojmë që të bëni një dush sa më shpejt të jetë e mundur, pas stërvitjes.

I depiloni këmbët përpara se të bëni pedikyr

Mos i depiloni këmbët përpara se të bëheni pedikyr. Ju mund të merrni një infeksion përmes gërvishtjeve të vogla në këmbët tuaja.

I lani flokët çdo ditë

Njerëzit që kanë flokë të hollë ose të dobët duhet të shmangin larjen e flokëve çdo ditë. Ritmi më i mirë për larjen e flokëve është dy herë në javë.

I mbështillni flokët me peshqir

Pas larjes, flokët bëhen me të vërtetë të dobët dhe të lehtë për t'u copëtuar. Për të evituar këtë, rekomandohet të mos i mbështillni flokët me një peshqir pas dushit.

Harroni të pastroni kokën e dushit

Shkencëtarët zbuluan se mund të ketë baktere në kokat e dushit që mund të shkaktojnë sëmundje të mushkërive.

Nuk i lani këmbët

Disa njerëz nuk i lajnë këmbët duke menduar se uji dhe shkuma e shampos do të kalojë nëpër trup dhe në këtë mënyrë këmbët do të lahen, sipas class. Nëse nuk i lani këmbët me kujdes, mund të rrezikoheni nga sëmundjet e lëkurës.

Article Logic
Execution time: 0.0035011768341064