Dashi
Dashit i pëlqen shumë që të njohë njerëz të rinj, është shumë i shoqërueshëm, ndihmon ata që kanë nevojë si dhe është besnik. Por personaliteti i tyre impulsive shpesh të bën të mendosh për të kundërtën. Nevoja e tij për të pasur situatat nën kontroll e bën të duket i ftohtë gati pa shpirt. Në momentin kur e njeh mirë kupton se është i ndjeshëm dhe ka shumë dobësi.
Virgjëresha
Personat në shenjën e virgjëreshës mund të duken super cool dhe pa pikë ndjenje, por ata që i njohin mirë do t’ju thonë që e keni gabim. Virgjëreshat janë shumë inteligjente dhe duken shumë serioze sepse shkon drejt në fund të gjërave pa bërë shumë rrotullime. Mbi të gjitha është e vështirë ta manipulosh. Në momentin kur nuk manipulohet virgjëresha del si e keqja e situatës. Ata që e njohin e dinë që do të bëjë çdo gjë për t’ju bërë që të ndjeheni mirë. Ata kuptojnë çdo njeri dhe do të bënin çdo gjë për ata që i interesojnë