Whatsapp është aplikacioni më i përdorur për bisedat dhe siç duket do të sjellë një ndryshim të madh. Përdoruesit e WhatsApp së shpejti nuk do të jenë më në gjendje t’u bëjnë screenshoot bisedave Aplikacioni po punon për një tipar sigurie, i cili do të bëjë të mundur bllokimin e tyre. Përditësimi i ri po ashtu përfshin edhe një tipar të ri të redaktimit të imazheve ku përdoruesit mund të shtojnë emoji, tekst si dhe elementë të tjerë të cilat janë grupuar në kategori.
Epoka e screenshoot në chatet e WhatsApp-it po i vjen fundi ose kështu thuhet në thashethemet e portalit WABetaInfo.
Lajmi ka të bëjë me një funksion të lançuar nga WhatsApp gjatë javëve të fundit dhe lidhet me sigurinë. Risi është identifikuar në versionin beta 2.19.106 të WhatsApp dhe ende nuk ka një datë të saktë të lançimit, dhe nuk dihen detajet në lidhje me aktivizimin dhe çdo njoftim që aplikacioni do të tregojë në rast të screenshoot-eve.