Natyra e dëshirës suaj seksuale për partnerin do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe për këtë nuk duhet të fajësoni veten, por as partnerin apo partneren tuaj. Nëse marrëdhënia juaj ka arritur në stadin e rutinës dhe të pseudo-rehatisë, ju duhet të reflektoni mbi situatën aktuale.
Diferencohuni
Duke eksperimentuar me pak distancë për një periudhë kohe, mund t’ju ndihmojë për të kërkuar më pas intimitetin me partnerin tuaj.
Largojuni rutinës
Lini takime me njëri-tjetrin larg shtëpisë; p.sh. në një bar apo restorant që dikur e keni frekuentuar, në një diskotekë, në të cilën dikur mund të keni kaluar shumë mirë.
Mbani shikimin tuaj të fokusuar tek partneri juaj
Merrni iniciativa
Merrni iniciativa, në mënyrë që t’i demonstroni partnerit tuaj, metoda të reja për t’u përfshirë në marrëdhënie seksuale.
Loja e ngacmimeve
Metoda praktike si takimet në restorante romantike, një gotë verë në sallonin tuaj e shoqëruar nga era e këndshme e qirinjve aromatikë, etj, mund të jenë më efektive se sa rindërtimi i një situate në të cilën jeni ndjerë më të tërhequr nga partneri në të kaluarën.