Hëna nuk do jetë asnjëherë kaq e madhe, më e afërt dhe më e shndërritshme se sonte. Supërhëna do të jetë spektakolare, hëna më e afërt me tokën në 69 vjet, dhe nuk do të ndodhë përsëri për të paktën 18 vjet. Hëna orbiton rreth Tokës në formë eliptike, prandaj disa herë është më afër e disa herë është më larg.
Hëna do të arrijë pikën më të afërt në orën 5:21 të mëngjesit, 14 nëntor, me një largësi nga Toka prej 356,508 kilometrash, Kjo distancë është matur nga qendra e të dy këtyre planetëve, Tokës dhe Hënës. Ndërsa fazën e saj të plotë, Hëna do ta arrijë pas dy orë e gjysmë, më saktësisht rreth ores 7:52.