INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kirurgjia kozmetike. Numri i meshkujve rritet me 325% në 20 vite [VIDEO]

Publikuar më: 12:41 23-06-2017

Kirurgjia kozmetike për meshkujt është rritur me 325 për qind që nga viti 1997 deri më sot.  Një raport i ri i Akademisë Amerikane të Kirurgjisë fytyrës dhe Kirurgjisë Rikonstruktive zbuloi se numri i meshkujve që ishin të gatshëm të shkonin nën thikë, ishte shumë i lartë. Studimi u krye duke anketuar një grupi prej 618 burrash të cilët u pyetën nëse ishin të gatshëm të kryenin kirurgji plastike. 58 për qind e meshkujve të moshës 25 deri në 34 vjeç  u përgjigjën "po" si dhe 34 për qind meshkujt 18-24 vjeç. Arsyet se pse meshkujt do ti nënshtroheshin kirurgjisë plastike ndryshonin.  Disa donin të ruanin një pamje rinore, të tjerët donin të ndiheshin më mirë për veten e tyre dhe disa donin të kënaqnin partnerin e tyre. Procedurat më të zakonshme për këtë gjeneratë janë ndërhyrje në hundë,  zvogëlim të veshëve, etj. Mediat sociale luajnë një rol të madh në rritjen e numrit të ndërhyrjeve.  Të rinjtë kërkojnë të ngjajnë  me të famshëm, vuri në dukje studimi. Trembëdhjetë për qind e kirurgëve të fytyrës plastike raportuan një rritje të pacientëve që kërkonin të realizonin procedura që kishin kryer të famshmit në vitin 2014. Krahasuar me vitin 2013 pari një rritje prej tre për qind  .Për moshat më të vjetra, mungesa e flokëve ishte shqetësimi më i madh. 60 për qind e meshkujve pretenduan se kjo i shqetëson ata më së shumti. Lëkura dhe sytë u përgjigjën 44 për qind të të anketuarve. Amerikanët shpenzuan një rekord prej 16 miliard dollarësh për kirurgji plastike në 2016 - nga 13.5 miliardë dollarë në 2015.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416