INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kirurgu plastik i motrave Kardashian, tani

Kirurgu plastik i motrave Kardashian, tani "merr në dorë" Bleonën, për t’i bërë plastikë në këtë pjesë të trupit [FOTO]

Publikuar më: 10:49 25-05-2017

Ai është mjeku i të famshmëve të Holliwood-it.

 

Simon Ourian është i njohur për punën e tij me personazhe nga filmi, televizioni dhe industria muzikore në Amerikë të tillë si Miley Cyrus, Lady Gaga, Iggy Azalea dhe veçanërisht familjes Kardashian. Ourian madje është paraqitur edhe në realityn e tyre "Keeping up with the Kardashians"

Klinika e tij "Epione Beverly Hills" ofron shërbime të ndryshme që nga botoxi dhe trajtimet me lazer deri te ndërhyrjet estetike të kirurgjisë. Por së fundi, listës së klientelës së tij Vip, i është shtuar një emër shqiptar. Bleona Qereti i është drejtuar klinikës së famshme për të marrë trajtimin e nevojshëm. Ka qenë vetë mjeku i njohur që ka publikuar një video në instagram ku shohim Bleonën që në pritje të nisjes së proçedurës për konturimin e linjës së nofullës, ushqehet me biskota. "Ti nuk mund të hash biskota gjithë ditën dhe të presësh që të të rregulloj qafën" shkruan Ourian në përshkrimin që i bën videos. Por Bleona mbetet Bleona dhe duket se për të, rregullat vërtet janë bërë për t'u thyer në çfarëdo lloj rrethanash. Ndërkaq, ne mezi presim të shohim ndryshimin për të kuptuar se pse Ourian është një emër kaq i lakuar në qarqet Vip.

 

#Jawline #contouring. ?Don't listen to her. You can't have ?cookies all day and expect me to fix your neck ?thank you @iambleona #iambleona

A post shared by Dr. Simon Ourian - Epione (@simonourianmd1) on

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725