INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kish sfiduar vitet, por jo grabitësit. Ja çfarë i ndodhi 100- vjeçares

Kish sfiduar vitet, por jo grabitësit. Ja çfarë i ndodhi 100- vjeçares

Publikuar më: 16:05 06-06-2018
Kishte sfiduar vitet duke qënë tepër aktive. Ndonëse ishte 100 vjeçe, për Sophia Kaczan ato ishin veç numra, derisa incidenti që i ndodhi i mori jetën.  Ajo vdiq  disa ditë pasi pësoi fraktura në kokë e theu qafën, ndërsa përpiqej të largonte grabitësit nga çanta e saj.
 
Sophia Kaczan mbeti e rrëzuar pas rezistencës që bëri, me fraktura në qafë dhe e gjaksour nga inicedenti që pati me hajdutët në Derby.
 
Sophie ia doli të ruante cantën e saj, por pak ditë pas ngjarjes ajo vdiq. Brenda kishte një cek që mund të shkonte në 1 mijë dollarë, para që i duheshin për të paguar faturat.
Një burrë 39 vjeç është arrestuar si i dyshuar për grabitjen që ndodhi në qendër të qytetit. Sophia nuk mund ti jepte informacion policisë në lidhje me grabitësit. Ishte një katolike e devotshme që festoi 100-vjetorin me një festë të madhe në shtëpinë e saj në prill. Bashkëshorti I saj vdiq rreth 10 vjet më parë dhe nuk kishin fëmijë.
 
cantac100_vjec.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0039567947387695