INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kisha frikë para koncertit në Tiranë sepse...”, Ermal Meta habit me deklaratën e tij për skandalin e plagjiaturës në Sanremo [FOTO]

Kisha frikë para koncertit në Tiranë sepse...”, Ermal Meta habit me deklaratën e tij për skandalin e plagjiaturës në Sanremo [FOTO]

Publikuar më: 20:48 06-06-2018

Ermal Meta, fituesi i “Sanremos”, përfaqësuesi i Italisë në “Eurovision”, i cili më 1 qershor mbajti një koncert madhështor në Tiranë, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Shoë Magazine”.

Ai rrëfeu një detaj mjaft të veçantë në fillim të intervistës për koncertin në sheshin “Skënderbej”. Ermali tregoi se është “frikacak” dhe këtë e ka kuptuar pikërisht para koncertit në Tiranë.

Kisha pak frikë para koncertit, pasi nuk kisha bërë më parë një koncert në Shqipëri, kur bën një koncert në një vend tjetër është më ndryshe, por këtu isha në shtëpinë time. Ka qenë një emocion jashtëzakonisht i madh. Nuk e imagjinoja të ishin aq shumë njerëz. Isha në panik dhe nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë kjo gjë, as në “Sanremo” as në “Eurovision”, tha Ermal Meta.

ermalsa.jpg

Ermal Meta ka treguar gjithashtu detajet nga festivali i Sanremos, dhe spekulimi se kënga e tij dhe e Fabrizios ishte plagjiaturë. I pyetur nga Alban Dudushi, Ermal Meta është shprehur se ky lajm ka qenë plotësisht i sajuar

“Atë skandalin e plagjiaturës e sajuam vetë. Po ta them unë, e sajuan ata. Sepse ata e dinin për këtë këngën se ne e kishim shkruajtur më parë, sepse ne ia treguam se nuk kishim pse ta fshihnim. Dhe kur e treguam ai gazetari gjasme nuk e kuptoi dhe nuk doli ai lajmi në atë artikullin por doli pas Sanremos natën e dytë. Kjo ndodhi sepse ne ishim të favorizuarit, dhe në atë moment ishte lajm shumë i fortë, por unë pastaj kontrollova disa gjëra, dhe në 2012 një djalë bëri të njëjtën gjë, hyrë në semifinalist, por nuk kaloi. Pas dy vitesh një vajzë u fut në Sanremo me të gjithë këngën plagjiaturë, dhe nuk u bë asgjë. Por në një festival pa asnjë lajm, ky ishte super lajm. Por më pas na kërkuan falje. Gjatë kësaj kohe kam ndenjur dy ditë e gjysme me pizhama pa dalë fare nga dhoma, nga inati. Më erdhi inat sepse ishte padrejtësi”, u shpreh Ermali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713