INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kisha shumë turp”! Katy Perry komenton mes lotëve zërat për vetëvrasje! [FOTO]

“Kisha shumë turp”! Katy Perry komenton mes lotëve zërat për vetëvrasje! [FOTO]

Publikuar më: 15:37 10-06-2017

Një nga momentet më të vështira të yllit të muzikës pop.

Katy Perry u thye në lot gjatë një seance terapie emocionale që u transmetua nëpërmjet livestream-it të saj në You Tube. Bukuroshja 32 vjeçare bisedoi me Dr. Siri Sat Nam Singh, i njohur si Terapisti në Viceland, mbi probleme të ndryshme të jetës së saj. Gjithçka filloi që nga jeta e saj sentimentale dhe deri tek problemet me pijet alkoolike. Por kjo as nuk i afrohej pjesës më të keqe të skutave të errëta në të cilën duket se Katy ka kaluar. Ajo madje pranoi se dikur ka patur mendime vetëvrasëse, për të cilat shprehet në mënyrë të frikshme. “Ndjehem e turpëruar që kisha mendime të tilla, që ndihesha që e ulët dhe aq e depresuar”, ka sthuar Perry. Të shpresojmë që të gjitha këto të kenë mbetur pas.

katperr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109