INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit ndër më të rrezikuarat në Europë

Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit ndër më të rrezikuarat në Europë

Publikuar më: 12:10 16-01-2018

Organizata e trashëgimisë, Europa Nostra dhe Instituti i Bankës Europiane të Investimeve, mes 12 vendeve dhe objekteve të trashëgimisë të përzgjedhura në listën e më të rrezikuarave ndodhen dhe kishat pas bizantine të Voskopojës dhe Vithkuqit. Po kështu rezulton në rrezik dhe qëndra historike e Gjirokastrës. Këto objekte me vlera të mëdha të trashëgiminisë kulturore, por dhe 9 te tjera në qytete të tjera të Europës janë në rrezik për disa arsye, si shkak i neglizhencës, të zhvillimit të papërshtatshëm, të mungesës së resurseve dhe ekspertizave.  Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra tha, se kjo listë e shkurtër është para së gjithash, një thirrje për veprim dhe do nxisin palët publike e private në nivel lokal, kombëtar dhe europian që të bashkojnë forcat për të shpëtuar perlat e trashëgimisë, të cilat tregojnë historinë tonë të përbashkët dhe që duhet të ruhen për gjeneratat e ardhshme.
Ky mesazh duhet të përhapet, ka shtuar ai, pasi 2018 shënon dhe Vitin Europian të Trashëgimisë Kulturore. Po pasi të studiohen këto 12 objekte në mars do të shpallen 7 më të rrezikuarit nga Bordi i Europa Nostra.

Article Logic
Execution time: 0.0033290386199951