INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishin ngritur

Kishin ngritur "fabrikë" kanabisi në Angli, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë

Publikuar më: 14:55 18-01-2017

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë angleze kishin ngritur një fabrike jashtëzakonisht të kushtueshme kanabisi, në Gloucester, në jugperëndim të vendit. Emigrantët u arrestuan në flagrancë ndërsa ishin brenda ambjenteve ku kishin ngritur laboratorin e prodhimit të hashashit, në Britanin e Madhe. Medait angleze bëjnëme dije se Muj Toskaj, 24 vjeç dhe Blerim Mustavataj 29 vjeç u prangosën pasi policia i gjeti brenda fabrikës së kanabisit në rrugën Barton, të dielën. Shqiptarët, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, pranuan fajin për rolin e tyre në drejtimin e fabrikës. Policia gjeti brenda ndërtesës një sistem profesional të kultivimit së kanabisit dhe konfiskoi 189 bimë në total, ventilatorë, drita dhe pajisje të tjera për rritjen e drogës. Ata u prangosën pasi policia i gjeti brenda një fabrike kanabisi në rrugën Barton, të dielën. Shqiptarët, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, pranuan fajin për rolin e tyre në drejtimin e fabrikës. Policia gjeti brenda ndërtesës një sistem profesional të kultivimit së kanabisit dhe konfiskoi 189 bimë në total, ventilatorë, drita dhe pajisje të tjera për rritjen e drogës. Dy të rinjtë u paraqitën para gjykatës në Cheltenham të mërkurën, nën akuzat e prodhimit të drogës të klasit B.

Article Logic
Execution time: 0.0029749870300293