INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishit dëgjuar për Butanin? Ja përse duhet ta vizitoni [FOTO]

Kishit dëgjuar për Butanin? Ja përse duhet ta vizitoni [FOTO]

Publikuar më: 16:13 24-07-2018

Butani është mbretëri budiste në bregun lindor të Himalajeve dhe ka një politikë rigoroze të turizmit. Kushton rreth 250 dollarë në ditë për person që t’i eksplorojë sharmet e Butanit, dhe kjo taksë përfshin udhërrëfyesin, transportin dhe akomodimin.

Manastiri 320 vjeçar Taktsang Palphug, ndryshe i njohur si “Strofulla e Tigrit”, është vetëm një nga arsyet se përse duhet ta vizitoni këtë vend magjepsës.

Peizazhet e Butanit

Butani ofron edhe peizazhe mbresëlënëse nga fushat subtropikale në jug deri te Himalajet në veri, ku majat arrijnë deri mbi 7.000 metra lartësi mbidetare. Gangkhar Peunsum mbetet një nga majat më të larta në botë që nuk është pushtuar!

1-630.jpg

Lugina ‘Laya’

Kjo luginë e mahnitshme është një regjion ku fshatarët bëjnë një jetë të thjeshtë pa materialet e jetës moderne!

Fshatarët kryesisht varen nga kafshët për mishin, djathin, veshjet dhe gjërat e tjera të përditshme.

2-230.jpg

Veshjet tradicionale

Butanezët i veshin me plot krenari rrobat e tyre tradicionale. Brengat për ‘gërryerjen’ e vlerave butaneze kanë bërë qeverinë që ta aplikojnë një kod të veshjes për punëtorët.

3-182.jpg

Atraksionet e papritura

Shumë shtëpi në luginën ‘Punakha’ janë të mbushura me murale mashkullore.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094