INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishit dyshime për marrëdhënien e Dua Lipës me kunatën Bella? Ky koment i modeles na i shpjegoi të gjitha [FOTO]

Kishit dyshime për marrëdhënien e Dua Lipës me kunatën Bella? Ky koment i modeles na i shpjegoi të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 11:39 27-08-2019

Që prej momentit kur lidhja e Dua Lipës me Anwar Hadid u bë publike, menjëherë sytë u kthyen nga motrat modele të Anwar. 

Gigi prej kohësh e ka shprehur pëlqimin ndaj Duas, por Bella ka qëndruar disi më e fothtë.

Sidomos pas ditëlindjes së Duas, e cila mori urime nga Gigi dhe mamaja e Anwar Yolanda, Bella nuk e uroi dhe kaq mjaftoi për të aluduar se vajzat mund të mos kenë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

Në 22 gusht Dua Lipa festoi 24-vjetorin pranë miqve të ngushtë dhe nuk mungoi urimi i vjehrrës Yolanda apo motrës së Anwar-it, Gigi-t.

Yolanda dhe Gigi Hadid e uronin këngëtaren me anë të fotove dhe mbi to shkruanin fjalë të ngrohta për të. Këtu u vu re mungesa e urimit të Bella-s, por në një foto të fundit të publikuar nga Dua, gjërat duken shumë ndryshe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka qenë duke shijuar pushimet me partnerin dhe miqtë si dhe ka publikuar një foto duke bërë surf. Dhe gjejeni pak çfarë i ka thënë Bella:

“Praktikisht, sekuenca ime e preferuar e të gjitha kohërave”.

Bella na ka bërë të mendojmë se e adhuron fytyrën e frikësuar të Duas në këtë foto dhe kështu që tani s’kemi asnjë dyshim se raporti mes tyre është OK.

wvfcqawevcd.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779