INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishte 2 milionë ndjekës në Instagram, mësoni çfarë i ka ndodhur maces milionere

Kishte 2 milionë ndjekës në Instagram, mësoni çfarë i ka ndodhur maces milionere

Publikuar më: 15:48 17-05-2019

Macja e famshme Grumpy mbas 7 vitesh jetë ka ngordhur për shkak të një infeksioni. Lajmet për këtë mace nuk janë të pakta. Grumpy u bë e famshme në vitin 2012 pasi një fotografi e saj u përhap në internet dhe më pas u bë meme.

Kaq mjaftoi dhe më pas kjo mace shfaqej nëpër emisione televizive, madje në vitin 2014 mori pjesë edhe një film të Krishtlindjes.  Duke parë pëlqyeshmërinë e njerëzve për macen, pronarja e saj i krijoi një llogari në “Instagram”, ku ka më shumë se 2 milionë ndjekës.Vitin e kaluar, “Grumpy cat” ka fituar nga një gjyq plot 700 mijë dollarë për abuzim të imazhit të saj. Një kompani kishte përdorur macen si meme për shkak të fytyrës së saj të vrenjtur.

Kompania ishte e autorizuar të përdorte macen vetëm si imazh për llojin e kafes “Grumpuçino” por më pas abuzoi me imazhin e saj dhe e përdori edhe për produkte të tjera, të cilat nuk ishin pjesë e marrëveshjes së kompanisë me pronarin e maces. Për këtë shkelje pronari i Grumpy-t fitoi 700 mijë pound dëmshpërblim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316