INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kishte thyer lejen e burgut, kapet pas 4 muajsh i dënuari

Kishte thyer lejen e burgut, kapet pas 4 muajsh i dënuari

Publikuar më: 10:38 01-03-2019

Policia e Tiranës ka kapur një person, i cili rreth 4 muaj më parë ishtë arratisur nga burgu i Peqinit.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin me inicialet L. C., 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, i cili kishte marrë leje, por nuk u kthye më.

“Ky shtetas vuante dënimin në IEVP Peqin, pasi ishte i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Në datën 09 nëntor 2018 ka marrë leje nga burgu për të shkuar në shtëpi (në Tepelenë) dhe nuk është kthyer në institucion në datën e përcaktuar”, sqaron policia.

35-vjeçari do të përballet edhe me akuzën për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do kryhen nga Komisariati i Policisë Tepelenë.

Article Logic
Execution time: 0.0027179718017578