Kitara miliona dollarëshë në pronësi të të famshmit Kurt Cobain, e fundit me të cilin ai luajti para se të vriste veten, është vënë në qendër të divorcit të Frances Bean Cobain.
Martesa e saj me rokerin Isaia Silva, mori fund plotësisht gjatë muajit mars. Tani, divorci i tyre ka marrë një kthesë të keqe . Vajza e Kurt Cobain po i kërkon Silvas që t’i kthejë një nga kitarat me portretin e babait të saj të ndjerë.
TMZ ka zbuluar se Silva pretendon se Frances ia ka dhënë atij këtë kitarë si një dhuratë martese ndërsa kjo e fundit e mohon diçka të tillë.
Frances e kërkon mbrasht kitarën me një arsye të mirë. Vlera e saj ishte një milionë dollarë dhe tashmë me nxjerrjen në ankand, merr një vlerë të shumëfishuar pasi ekspertët e vlerësojnë me miliona. Faktet që janë prodhuar vetëm 300 të tilla dhe se kjo kitare është e shenjtë për fansat e Cobain, bën që vajza e këtij të fundit ta marrë atë mbrapsht me çdo kusht.