Kitaristi legjendar i Aerosmith, Joe Perry, u shemb përtokë gjatë një performance me Johnny Depp dhe Alice Cooper si pjesë e Hollywood Vampires në një koncert në Brooklin.
Artisti 65 vjeçar u vu re nga fansat pasi kishte vështirësi për të luajtur dhe shkoi u fut pas setit të baterive, ku erdhi ndihma e shpejtë për ta trajtuar. Mësohet se Perry ka pësuar një infarkt që e ka detyruar të shtrohet në spital, ndërkohë që në skenë kishte nevojë për frymëmarrje gojë më gojë. Tashmë gjendja e tij mjekësore është stabilizuar dhe duket se Perry është jashtë rrezikut për jetën.