Kivanç Tatlitug, Can Yaman dhe Aras Bulut Iynemli janë tre aktorët turq më të komentuar vitet e fundit.
Të tre i kemi parë në seriale shumë të ndjekur dhe të suksesshëm.
Kivanç Tatlitug ka luajtur në seriale të shumta, ku më i ndjekuri ka qenë “Dashuri e ndaluar”, në rolin e Behlulit.
Can Yaman u bë i njohur me rolin e Xhanit në serialin “Erkenci kus” ndërsa Aras Bulut Iynemlin në filmin “Çukur”.
Të tre aktorët morën pjesë së fundmi në një sondazh ku votuan fansa nga e gjithë bota.
Sondazhin e fitoi Can Yaman me 27 mijë vota si aktori më i pashëm turk. Aras Bulut Iynemli mblodhi gjithsej 12 mijë vota ndërsa Kivanç Tatlitug doli në vend të dytë.
Can Yaman në deklaratat e tij të mëparshme është shprehur se nuk i pëlqen fakti që krahasohet me aktorët e tjerë sepse sipas tij ai ka veçori të tjera nga ata.