Aktori i njohur, Kivanc Tatlitug, është një nga aktorët më të pëlqyer, jo vetëm në Turqi, por edhe në Shqipëri. Ai është i martuar prej kohësh me stilisten, Basak Dizer, dhe bashkë tërheqin gjithmonë vëmendjen e mediave të ndryshme turke.
Së fundmi Kivanc ka festuar ditëlindjen dhe bashkë me partneren, kanë zgjedhur të udhëtojnë në Paris dhe më pas në Londër, për të festuar. Basak e ka surprizuar aktorin, duke i dhuruar një orë mjaft të kushtueshme, plot 50 mijë lira turke. Menjëherë kjo dhuratë është bërë kryefjala e mediave, ashtu si dhe çdo veprim tjetër i çiftit.