Helen Mirren do të jetë e fundit në kastën e aktorëve që do të luajnë në “Fast and Furious 8”.
Roli i saj ende nuk bëhet i ditur. Ajo e zbuloi lajmin në një intervistë duke shtuar se shpresonte që ta lejonin të bënte ndonjë ngarje me makinë, por deri tani nuk ka ende ndonjë detaj për përfshirjen e saj në film. 70 vjeçarja do t’u bashkohet Vin Diesel, Dwayne Johnson dhe Charlize Theron në këtë seri të 8-të me regji të F. Gary Gray.
Për të familjarizuarit me karrierën e Helen nuk është çudi pjesëmarrja e saj në një film kaq mashkullor. Ajo ka arritur të interpretojë stereotipe të ndryshme, së fundi edhe kolonelin në thrillerin “Eye in the sky” . Fansat e Mirren mund të kujtojnë shfaqjen e saj në një episod të “Top Gear” gjithashtu. Të ishte pjesë e “Fast and Furious” ka qenë për të një ambicie e bërë realitet tashmë. Ndërkaq, filmi pritet të dalë në 14 Prill 2017.