Në rubrikën e emisionit “ IN Traffic” në IN Radio 105.7, “ Positive Vibes” ishte përzgjedhur aktorja hollivudiane, Charlize Theron.
Nëse nuk e dinit, ajo është një nga aktoret më të mira në Hollivud, por jeta e saj ka qenë një luftë që nga mosha e re. E lindur në Afrikën e Jugut, babai i saj Charles Theron ishte një alkoolist abuziv, i cili do të terrorizonte vajzën dhe nënën e saj, Gerda Maritz.
Në vitin 1991, kur Charlize ishte vetëm 15- vjeçe, ajo u fsheh me nënën e saj në kuzhinë, pasi i ati i saj i dehur dhe vëllai i tij ishin duke u zënë. Nëna e Charlize pastaj nxori një armë gjahu dhe për të mbrojtur vajzën e saj e qëlloi të shoqin dhe plagosi rëndë vëllain e tij, por ai mbijetoi. Policia e Afrikës së Jugut vendosi se vrasja ishte në vetëmbrojtje dhe nuk u ndërmor asnjë veprim i mëtejshëm. Në vitin 2015, Charlize luajti në Dark Places, një film rreth një gruaje të re që dëshmon vrasjet brutale të familjes së saj si fëmijë. Ajo solli përvojën e saj të jetës për rolin. Sot, sipas intv.al renditet ndër aktoret hollivudiane më të suksesshme.
Një histori suksesi që ja vlen për t’u marrë shembull.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega