Ajo është bërë shumë e njohur në botën e futbollit, si ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar të Zvicrës, Blerim Xhemaili. Megjithatë edhe pas ndarjes nga Xhemaili ajo nuk e humbi famën e saj, pasi shpeshherë është e ftuar nëpër emisionet sportive.
Ndërkohë ajo e ka tërhequr vëmendjen e fansave edhe nga foto që poston në “Instagram”, teksa së fundmi ka marrë shumë pyetje nga fansat e saj të cilave u është përgjigjur hapur. Një prej pyetjeve që i është drejtuar është nëse e ka parë si mundësi pjesëmarrjen në Grande Fratello dhe Erjona u përgjigj “PO”.
E realisht ne do donim ta shihnim në këtë spektakël.