INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo deklaratë e Encës për Noizyn, zbulon dëshirën e fshehur të këngëtares? [VIDEO]

Kjo deklaratë e Encës për Noizyn, zbulon dëshirën e fshehur të këngëtares? [VIDEO]

Publikuar më: 11:39 12-06-2017

Nuk flasin më njëri-tjetrin, por ama flasin për njëri-tjetrin.

Marrëdhënia "Enca-Noizy" ishte kryefjala e të gjithëve për një kohë të gjatë, por u bë sërish e tillë edhe mbrëmjen e së shtunës kur ish pjesëtarja e OTR  ishte e fruar në "Xing me Ermalin". Kurioziteti ishte i madh sepse mendohej se këngëtarja do jepte përgjigjen e shumë pyetjeve për marrëdhënien tyre aktuale, por 21 vjeçarja u tregua shumë diskrete. Megjithatë pas përgjigjeve të kursyera, dalloheshin shumë të vërteta. Ndër të tjera, Ermali kërkoi të shuante kuriozitetin e të gjithëve duke e pyetur  cili prej tyre e kishte blerë i pari shtëpinë që kanë marrë në të njëjtën rezidencë  apo ishte Noizy ai që po e ndiqte.  “Ose ndoshta po na bashkon fati”, ishte kjo përgjigjia  surprizuese e këngëtares e cila ngjante më për me një dëshirë të saj. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613