Sinoptikanët për këtë të enjte parashikojnë një mot përgjithësisht me diell. Në pjesën më të madhe të vendit nuk priten reshje.
Bën përjashtim veriu i vendit ku ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, të shfaqet reshje të izoluara, në përgjithësi të dobëta.
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 21 / 31 °C
-në vendet e ulëta: 20 / 34 °C
-në vendet malore: 16 / 31 °C.
ERA
Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore.